gjykata themelore ferizaj 641x3581 560x358 - Prokuroria jep detaje për therjen e rëndë në Ferizaj, kërkon paraburgim për të miturin

Një person i mitur ka therur rëndë me thikë një bashkëmoshatar të tij në Zaskok të Ferizajt.

Mbrëmë në fshatin Zaskok të Ferizajt, një i mitur ka therur rëndë me thikë një bashkëmoshatar të tij.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe po qëndron në mbajtje për 24 orë.

Mirëpo Prokuroria Themelore e Ferizajt, Departamenti për të Mitur, ka kërkuar paraburgim për të miturin me inicialet Q.M.

Sipas Prokurirsë, i mituri Q.M., ka therur me një brisk dy herë në bel në afërsi të veshkave bashkëmoshatarin e tij A.H..

Njoftimi i plotë i Prokurorisë pa ndërhyrje:

Prokuroria Themelore në Ferizaj paraqet kërkesë për paraburgim ndaj një të mituri

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, ndaj të miturit Q.M. sepse ekziston dyshimi i bazuar se me datën 07.01.2019, pas një konflikti verbal me të miturin A.H., e sulmon atë me një brisk duke e goditur dy herë në pjesën e belit afër veshkëve, nga të cilat goditje i dëmtuari pëson lëndime të rënda trupore dhe fillimisht dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)- Prishtinë, me të cilën do të kryente veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 189 par 5 lidhur me par 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I mituri Q.M. me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet në ndalim që nga data 07 .01.2019.


www.foxshop-ks.com