Therret me thikë një person në Ferizaj, dërgohet në QKUK
Redaksia
Ferizaj24
8 Janar 2019
1 min lexim
140 vizita
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në emergjencën e spitalit rajonal në Ferizaj, tretman mjekësor ka kërkuar një person, i cili sipas mjekut kujdestar është i therur me thikë.
Viktima pas tretmanit fillestar mjekësor është dërguar për tretman të mëtejmë mjekësor në QKUK.
Policia ka arritur ta identifikojë dhe më pas edhe ta arrestojë të dyshuarin (i mitur), i cili pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet 24 orë në qendrën e mbajtjes.
Detajet
Publikuar
8 Janar 2019
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
140
Fjalë
86