Shumë njerëz kanë ide, por vetëm pak i kthejnë ato në biznes real. Diferenca nuk është te ideja, por te veprimi dhe mënyra si e zhvillon atë hap pas hapi.
Hapi i parë është me e testu idenë sa më shpejt. Nuk ke nevojë me ndërtu produkt perfekt. Mjafton me kriju një version të thjeshtë dhe me pa nëse njerëzit janë të interesuar me ble. Kjo të kursen kohë dhe para.
Hapi i dytë është me e kuptu qartë problemin që po zgjidh. Sa më i madh dhe më urgjent problemi, aq më shumë njerëzit janë të gatshëm me pagu për zgjidhjen. Fokusohu te vlera që ofron, jo vetëm te produkti.
Hapi i tretë është me kriju ofertë të qartë. Klienti duhet me kuptu brenda pak sekondash çfarë po shet dhe pse duhet me ble prej teje. Një ofertë e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë shitet shumë më lehtë.
Hapi i katërt është me fillu me shitje para se me investu shumë. Shumë biznese harxhojnë para në logo, webfaqe dhe detaje, por nuk kanë klientë. Shitja është prova që ideja funksionon.
Hapi i pestë është me marrë feedback nga klientët. Pyeti çfarë u pëlqen, çfarë nuk u pëlqen dhe çfarë mund të përmirësohet. Kjo të ndihmon me e zhvillu produktin sipas nevojave reale të tregut.
Hapi i gjashtë është me kriju sistem për me i përsërit shitjet. Një biznes i qëndrueshëm nuk bazohet në një shitje, por në klientë që kthehen prapë dhe të rekomandojnë te të tjerët.
Hapi i shtatë është me e rrit biznesin gradualisht. Kur sheh që produkti funksionon dhe ka kërkesë, atëherë mundesh me investu më shumë në marketing, staf dhe zhvillim.
Hapi i fundit është me qenë i qëndrueshëm. Shumë ide dështojnë jo sepse nuk janë të mira, por sepse njerëzit dorëzohen shpejt. Suksesi vjen nga vazhdimësia dhe përmirësimi i vazhdueshëm.
Një ide e vogël mund të kthehet në biznes të madh nëse vepron, teston dhe përmirëson vazhdimisht. Gjithçka fillon me një hap të thjeshtë: me fillu.
