Shumë biznese postojnë çdo ditë në rrjete sociale, por nuk shohin rezultate reale në shitje. Arsyeja është se përmbajtja që krijojnë është për argëtim ose për pamje, jo për konvertim në klientë.
Hapi i parë është me e ditë saktë për kë po krijon përmbajtje. Nëse nuk e di kush është klienti yt ideal, nuk mundesh me fol në gjuhën e tij. Sa më mirë ta kuptosh audiencën, aq më lehtë e tërheq vëmendjen e duhur.
Hapi i dytë është me kriju përmbajtje që zgjidh probleme. Njerëzit ndjekin profile që i ndihmojnë, jo vetëm që i argëtojnë. Jep këshilla, ide, zgjidhje dhe eksperienca që lidhen direkt me produktin ose shërbimin që ofron.
Hapi i tretë është me përdor struktura të thjeshta që mbajnë vëmendjen. Fillimi duhet me qenë i fortë që ndalon scroll-in, mesazhi duhet me qenë i qartë dhe fundi duhet me i shty njerëzit me vepru.
Hapi i katërt është me tregu rezultate reale. Para dhe pas, projekte të kryera, klientë të kënaqur. Këto janë dëshmi që rrisin besimin dhe e bëjnë ofertën më të fortë.
Hapi i pestë është me përdor video. Videoja është forma më e fuqishme e përmbajtjes sot. Ajo të jep mundësi me shpjegu, me tregu dhe me u lidh me audiencën në mënyrë më personale.
Hapi i gjashtë është me vendos thirrje për veprim në çdo postim. Thuaju njerëzve çfarë duhet me bo: dërgo mesazh, kliko linkun, porosit tani. Pa këtë, shumë njerëz nuk e marrin hapin tjetër.
Hapi i shtatë është me qenë konsistent. Një postim nuk ndryshon asgjë. Por kur poston rregullisht dhe me strategji, njerëzit fillojnë me të njoh, me të besu dhe me u bë klientë.
Hapi i fundit është me e lidh përmbajtjen me ofertën. Çdo postim duhet me çu drejt produktit ose shërbimit tënd. Nëse përmbajtja nuk lidhet me atë që shet, nuk do të sjellë klientë.
Përmbajtja nuk duhet me qenë vetëm e bukur, por me qenë funksionale. Kur krijon përmbajtje me qëllim të qartë dhe me strategji, rrjetet sociale kthehen në një burim të vazhdueshëm klientësh për biznesin tënd.
