Vendosja e çmimeve është një nga vendimet më të rëndësishme në çdo biznes. Shumë njerëz vendosin çmime shumë të ulëta nga frika se nuk do të shesin, ose shumë të larta pa e kuptuar vlerën reale që ofrojnë. Çmimi i duhur nuk është vetëm numër, por është pjesë e strategjisë së shitjes.
Hapi i parë është me e kuptu vlerën që ofron. Klienti nuk blen orë pune apo materiale, por blen rezultatin dhe përfitimin që merr. Sa më i madh rezultati për klientin, aq më i lartë mund të jetë çmimi.
Hapi i dytë është me e njoh tregun. Duhet me pa çmimet e konkurrencës dhe standardin e industrisë. Kjo të ndihmon me e pozicionu veten në mënyrë të saktë, pa u vendos shumë larg realitetit të tregut.
Hapi i tretë është me e dallu veten nga të tjerët. Nëse ofron diçka unike si cilësi më të lartë, shërbim më të shpejtë apo përvojë më të mirë, atëherë ke arsye me vendos çmim më të lartë.
Hapi i katërt është me kriju paketa. Në vend që të ofrosh vetëm një opsion, krijo disa nivele shërbimi ose produkti. Kjo i jep klientit zgjedhje dhe rrit mundësinë që të blejë.
Hapi i pestë është me testu çmimin. Nuk ka çmim perfekt në fillim. Duhet me pa si reagon tregu dhe me e rregullu çmimin sipas kërkesës dhe feedback-ut të klientëve.
Hapi i gjashtë është me mos u frikësu nga çmimi i drejtë. Klientët seriozë nuk kërkojnë gjithmonë çmimin më të ulët, por vlerën më të mirë. Nëse e di që ofron cilësi, mos e nënvlerëso veten.
Hapi i shtatë është me e komuniku qartë çmimin dhe vlerën. Klienti duhet me kuptu çfarë merr për atë çmim. Sa më i qartë të jesh, aq më pak kundërshtime do të kesh.
Hapi i fundit është me rishiku çmimet rregullisht. Me rritjen e përvojës, cilësisë dhe kërkesës, edhe çmimet duhet me u rrit gradualisht.
Çmimi nuk është vetëm për me mbulu shpenzimet, por për me reflektu vlerën e punës tënde. Kur vendos çmime të drejta dhe të menduara mirë, biznesi bëhet më i qëndrueshëm dhe më fitimprurës.
