polic kosov1 560x416 - Qytetari nga Ferizaj akuzon policët e Njësisë Speciale për rrahje e keqtrajtim

Arbër Ismajli nga fshati Komogllavë e Ferizajt po pretendon se është keqtrajtuar nga policët e Njësisë Speciale, mbrëmjen e 6 janarit. Ai ka thënë se policia e ka rrahur vetëm pse kishte kërkuar nga ta që ta kontrollojnë në stacion policor, e jo në rrugë.

Policia kishte dalë në rrugë për të kryer kontroll rutinor, mbrëmjen e 6 janarit. Një ndër të ndaluarit nga ta ishte edhe Arbër Ismajli, i cili duket se nuk u nda bash mirë me forcat e policisë.

Në momentin e ndalimit, ai thotë të ketë kërkuar nga zyrtarët policorë që të mos e kontrollojnë në rrugë, pasi nga policia ishte ndalur pikërisht në lagjen ku ai jeton, në fshatin Komogllavë.

Pas kërkesës që kishte bërë, Ismajli thotë se zyrtarët policorë e kanë nxjerrë nga vetura ku edhe e kanë keqtrajtuar, sipas tij.

“Më 6 janar në ora 10:40 na kanë ndalë policët e Njësisë Speciale. Iu kam thënë a bon me na kontrollu në stacion të policisë, iu kam thënë merrnani me vete se ishim në lagje teme, në katund.  Ai polici më tha a po kundërshton a? Ka dalë më ka qitë prej kerrit, kur më ka qitë prej kerrit ma ka lëndua gishtin, aty kanë qenë nja dhjetë dëshmitarë. Më kanë shtri përtokë dhe më kanë rreh, mi kanë lidhë duart, më kanë shti në kerr e më kanë rreh edhe me duar lidhë”, thotë Ismajli.

Ai thotë se nuk e ka kundërshtuar kontrollimin nga policia, por kërkesa e tij ishte që ta dërgojnë në stacion policor, e sipas tij, kjo ishte edhe arsyeja e keqtrajtimit nga ana e policisë.

 “Veç që iu kam thanë me m’çu në stacion, se nuk kam kundërshtua as kurrgjë. Më kanë lidhë me pranga, ka ardhë ai që më ka rreh i pari, ka ardhë edhe një xhip tjetër, më ka rreh edhe një tjetër”, thekson Ismajli.

Ismajli thotë se në natën kur kishte ndodhur rasti, i kishte paralajmëruar zyrtarët policor se do ta lajmëronte rastin në media, e për këtë thotë se ka marrë edhe kërcënime.

“Iu kam thënë që kam me i publiku në media, e kur iu kam thënë kështu më kanë kërcënua. Një toger më ka thënë nëse e lajmëron rastin kemi me pas punë personalisht. Emrat nuk ua di, ua njoh vetëm fytyrat”, ka treguar ai.

Ismajli ka treguar se ka poseduar substanca narkotike, mirëpo thotë që ky nuk është shkaku i keqtrajtimit të tij nga ana e policisë.

“Më kanë gjetë mu’ diçka, substancë narkotike, por ky nuk ka qenë shkaku i rrahjes, mu më kanë rreh veç pse ua kam bërë pyetjen”.

Ndërkaq ai ka treguar se ka paraqitur ankesë në policinë e Ferizajt, për sjelljen e zyrtarëve policor ndaj tij.

Mediat kan kontaktuar zyrën për informim të policisë së Ferizajt, mirëpo të njëjtit kanë thënë se nuk mund të përgjigjen për rastin gjatë ditës së sotme, pasi agjenda e tyre është e ngarkuar.

 

83062914 2731783500242883 477255378657083392 n 338x600 1 - Qytetari nga Ferizaj akuzon policët e Njësisë Speciale për rrahje e keqtrajtim 82594242 493718907921440 6808082901477883904 n 335x600 1 - Qytetari nga Ferizaj akuzon policët e Njësisë Speciale për rrahje e keqtrajtim


www.foxshop-ks.com