Ferizaj do të grumbullohet sot, duke filluar synimin e mbijetesës në elitë edhe për këtë edicion.
Klubi i Superligës ka bërë të ditur se do të takohet kryesia e klubit me futbollistët dhe se do të vendoset edhe për transferimet në afatin kalimtar të janarit.
Stërvitja e ekipit do të drejtohet nga Bekim Isufi, i cili do të drejtojë skuadrën edhe në pranverë, konfirmon faqja zyrtare e klubit.
Më poshtë njoftimi i plotë i mbrëmshëm nga klubi ferizajas:
“Nesër po fillojmë drejtë synimit.
Nesër do të jetë takimi i parë i kryesisë së klubit me futbollistët ku do të vendosen shumë gjëra për sezonin e ri që do të fillojë së shpejti.
Klubi do të vendosë edhe për transferimet e reja që do të vijnë në afatin kalimtar të janarit, ndërsa skuadrën do të vazhdojë ta drejtojë Bekim Isufi edhe ne pranverë.
Grumbullimi do të bëhet nesër (e enjte) prej orës 14;00 tek stadioni i qytetit (pas sallës së sporteve Bil Clinton ne Ferizaj)”, njofton Ferizaj.