auto Ambul15.15317226971 560x416 - Refuzohet kërkesa e ambulatorëve për tregtim në shesh

40 shitës ambulantë në Ferizaj sërish kanë kërkuar nga Komuna shfrytëzimin e sheshit të qytetit gjatë sezonit veror me arsyetimin se lokacioni të cilin ua ka siguruar Komuna nuk është përshtatshëm dhe nuk po sjell leverdi. Por Komuna s’lejon operime tregtare në shesh.

Deri tashti janë liruar dhjetëra tezga statike të shitësve ambulantë në shesh, pastaj janë larguar edhe tezgat lëvizëse nëpër sheshe, mirëpo sërish një numër mjaft i madh i tyre vazhdon të qëndrojë aty, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkohë gjatë ditëve të fundit disa nga shitësit ambulantë kanë protestuar para Komunës me qëllim që ajo t’i lejojë për një muaj hapësirën e sheshit.

Nga ana tjetër, Komuna e Ferizajt i ka ofruar disa mundësi për punësime rreth 40 shitësve ambulantë, madje e ka caktuar edhe një lokacion të ri, mirëpo deri tashti asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar ofertën e Komunës.

Një nga shitësit ambulant Granit Rrahmani, ka thënë se si shitës ambulant i cili merret me shitje cigaresh dhe disa gjëra të tjera, merret prej disa vjetësh, ndaj Komuna duhet t’i lejojë gjatë sezonit veror të punojnë brenda sheshit.


www.foxshop-ks.com