Rinia Demokratike e Ferizajt në shënimin e 11 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, vizituan Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj, ku iu dhurua një pllakë simbolike kësaj organizate si dhe Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, invalidëve dhe të burgosurve politik, në shenjë respekti dhe mirënjohje. Aty u theksua se luftëtarët, të rënët dhe të gjallët, janë përgjegjësit kryesor dhe kanë meritë te plotë për Kosovën sovrane të cilën e gëzojmë so Rinia duhet gjithmonë të kujtoj të kaluarën, të jetë e vetëdijshme dhe mirënjohëse për të tashmen dhe së bashku me institucionet të ndërtojmë të ardhmen. Urime Kosovë! Urime Dita e Pavarësisë!