w 14 560x416 - Shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj, sot kthehet në Kosovë njëri nga pacientët që ishte duke u trajtuar në Turqi

Rreth 40 persona kanë mbetur të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi gjatë muajit janar në Ferizaj. Disa prej të lënduarve ishin në gjendje më të rëndë, ku gjashtë nga ta u dërguan për trajtim të mëtutjeshëm në Turqi dhe Austri. 

Lidhur me gjendjen e këtyre pacientëve, për Telegrafin është deklaruar kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Kreu i Ferizajt bëri të ditur se pacientët janë në rikuperim të vazhdueshëm dhe se njëri nga pacientët që ishte duke u trajtuar në Turqi sot kthehet në Kosovë.

“Pacientët janë në rikuperim dhe trajtim të vazhdueshëm, sepse natyra e lëndimeve ka qenë e tillë që merr kohë dhe duhen intervenime të shumta. Dy pacientët që gjenden në Stamboll unë kam komunikime edhe me familjarët edhe me autoritetet atje, gjendja është në përmirësim më sipër. Në fakt këta kanë qenë dy nga pacientët me lëndime më të rënda, është fjala për pronarin e restorantit dhe njërin nga punëtorët.

Gjendja është duke u stabilizuar por vazhdon të jetë e rëndë, por që tashmë e kanë kaluar fazën kritike dhe janë në fazën e rikuperimit. Të tjerët janë mirë, ndërsa njëri nga ta sot do të kthehet nga Turqia, ka qenë në mesin e katër të lënduarve që ka qenë duke u trajtuar në Turqi. Ai do të kthehet dhe vazhdon trajtimin në Kosovë. Bëhet fjalë për E.B”, tha Aliu për Telegrafin.

agim aliu ferizaj 780x439 1 - Shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj, sot kthehet në Kosovë njëri nga pacientët që ishte duke u trajtuar në Turqi

Ndryshe, bombola e gazit kishte shpërthyer në një restorant në Ferizaj më 5 janar, ku nga shpërthimi janë lënduar rreth 40 persona dhe janë shkaktuar dëme të shumta materiale. Pas shpërthimit, në vend ka pasur reagime të shumta, ku nga autoritetet përkatëse u kërkua që të bëhet edhe mbikëqyrja e gazit në Kosovë.

 

Burimi: Telegrafi


www.foxshop-ks.com