Dueli i shumëpritur mes Serbisë dhe shqiptarëve të Zvicrës do të zhvillohet mbrëmjen e sotme (e premte).
Kaliningrad do të jetë stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja e dytë në kuadër të Grupit E në Kampionatin Botëror e Serbisë dhe Zvicrës, të cilat janë në kërkim të fitoreve pas rezultateve pozitive në raundin e parë, shkruan portali arbresh.info.
Serbia kryeson në këtë grup pas fitores me rezultat minimal 1 me 0 kundër Costa Ricas, ndërsa Zvicra arriti të siguroj një pikë kundër Brazilit – i cili konsiderohet si favorit në këtë turne, falë një paraqitje të organizuar mirë.
Ky do të jetë takimi i parë ndërmjet skuadrave qysh pas ndarjes së Jugosllavisë, sidoqoftë, Zvicra ka fituar vetëm dy nga 13 takimet e tyre historike me Serbinë si pjesë e Jugosllavisë.
Zvicra mund të vazhdoj rekordin e tyre si të pamposhtur në tetë ndeshje radhazi, përfshirë takimet miqësore, në rast se i shmangen disfatës këtu, ndërsa Serbia do të kualifikohet në fazën tjetër në rast se fiton.
Skuadra e Vladimir Petkovic ka gjasa të për të vazhduar tutje edhe në rast se ata humbin.
Granit Xhaka, Valon Behrami, Xherdan Shaqiri dhe Blerim Xhemajli pritet të jenë të gjithë pjesë e formacionit starutes.
Takimi zhvillohet duke filluar nga ora 20:00.