Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë këtyre dy ditëve do të ketë një mot stabil dhe pa reshje, duke mbajtur këtë gjendje termike stabile.
IHK bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.
“Ka ndryshuar situata meteorologjike. Fushat me presion të lartë atmosferik të cilat depërtuan ditë më parë mbi vendin tonë vazhdojnë të jenë të bllokuara duke krijuar një mot stabil dhe pa reshje dhe duke e mbajtur këtë gjendje termike stabile”, thuhet në njoftim.
IHK njofton se reshjet e parashikuara ditë më parë do të shfaqen gjatë vikendit të cilat do të përcillen edhe me shkarkime rrufesh.
Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme por drejtimi i verilindjes do të jetë më dominues, shpejtësia e së cilës nëpër disa lokalitete mundë të arrijë deri 8m/s.