Nismës Socialdemokrate në Ferizaj zyrtarisht i është bashkua Mentor Ibishi i cili deri më tani ka qenë kryetar i rinisë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dega në Ferizaj.
“Duke marrë parasysh gjendjen në degën e AAK-së Ferizaj, unë ndjehem i zhgënjyer, që i gjithë ky kontribut dhe mund u vë në shërbim të një grupi individësh.
Duke parë shumë anashkalime, mosrespektim dhe mostrajtim të mirëfilltë ndaj meje si Kryetar dhe anëtarëve të rinisë unë dorëhiqem nga posti i Kryetarit të rinjëve të AAK-së” thuhet në letrën e dorëheqjes së Mentor Ibishit.
Kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate Besnik Berisha dhe kryetari i të rinjve të Nismës Socialdemokrate, Artan Tahiri i dëshiruan mirëseardhje duke theksuar se Nisma Socialdemokrate është subjekt që është i hapur për të gjitha profilet e sidomos të rinjtë.
“Tani do të jem në detyrë të re, me përgjegjësi të re në Nisma Socialdemokrate” ka thënë Mentor Ibishi .