Me tri ndeshje që zhvillohen sot dhe po aq të shtunën në kuadër të javës së 12-të të IPKO Superligës fillon faza e dytë e Kampionatit të sivjetmë të Kosovës në futboll.
Sot, Drita luan në udhëtim te KEK-u, ndërsa dy takime tjera janë Ballkani-Liria dhe Ferizaj-Flamurtari.
Pa i nënçmuar ndeshjet e sotme, vetë pozita e skuadrave në tabelë, por edhe synimet e tyre, bën që ato të ditës së shtunë të parashikohen si më interesante.
Pa dyshim që përballja ndërmjet Trepçës ’89 dhe Feronikelit vlerësohet si kryendeshje e kësaj jave, duke marrë parasysh se mitrovicasit tashmë e kanë kapur ritmin e kërkuar prej shumë kohësh, derisa skuadra nga Drenasi synon që pas humbjes nga Gjilani t’i rikthehet fitores dhe të vazhdojë kryesimin e renditjes.
E premte:
Ferizaj – Flamurtari
Ballkani – Liria
KEK-u – Drita
E shtunë:
Trepça ’89 – Feronikeli
Gjilani – Prishtina
Drenica – Llapi
Ndeshjet fillojnë në orën 13:45.