Zbulohet bashkëpunimi ndërkombëtar i Era Istrefit – tani kënga me Jonas Blue
Redaksia
Ferizaj24
26 Tetor 2018
1 min lexim
124 vizita
Ju kujtohet kënga “perfect Strangers”, që u bë super hit dy vjet më parë?
Epo, DJ me famë botërore, këngëtari e producenti britanik i njohur me nofkën Jonas Blue tani do të publikojë këngë me njërën nga vajzat tona dhe ajo është Era Istrefi.
Ndonëse këngëtarja nuk e ka dhënë vet lajmin për këtë super bashkëpunim dhe ka heshtur, është Jonas Blue ai që ka publikuar në Amazon listën e këngëve të albumit të ri “Blue” që pritet të lansohet me 9-të Nëntor.
Kënga e tyre do të quhet “Purpose” apo në shqip “Qëllimi”, derisa asnjëri nga artistët nuk ka dhënë detaje nëse projekti i tyre shoqërohet me një videoklip ose jo!
Detajet
Publikuar
26 Tetor 2018
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
124
Fjalë
138