Të gjitha rrugët në Ferizaj janë të kalueshme, njofton Komuna
Redaksia
Ferizaj24
10 Janar 20211 min lexim0 vizita
Pas reshjeve të vazhdueshme të shiut dhe borës në vendin tonë, janë shtuar mundësitë e bllokimit të qarkullimit nëpër rrugë.
Për këtë arsye, Komuna e Ferizajt ka njoftuar se ekipet emergjente të kësaj komune kanë dalë në terren dhe po merren me pastrimit e rrugëve.
“Me intensifikimin e reshjeve të borës, ekipet emergjente të Komunës së Ferizajt, janë në terren vazhdueshëm, bashkë me operatorët ekonomik për të bërë pastrimin e vazhdueshëm të rrugëve nga bora si në qytet ashtu edhe në fshatra. Aktualisht, të gjitha rrugët në territorin e Ferizajt, janë të kalueshme”, thuhet në njoftim.
Komuna e Ferizajt, përmes një postimi në “Facebook”, u ka bërë thirrje ngasësve të automjeteve që të shtojnë kujdesin në qarkullimin rrugor, “në të gjitha akset rrugore, duke pasur parasysh reshjet e vazhdueshme të borës dhe të shiut në territorin tonë”.