Mbi 40 persona mbetën të lënduar, si pasojë e një shpërthimi që ndodhi javën e kaluar në një prej restoranteve në qytetin e Ferizajt. Katër nga këta të lënduar u nisën për në Turqi, për të marrë trajtim të mëtutjeshëm pasi gjendja e tyre ishte shumë e rënduar. Por një lajm i mirë erdhi sot pikërisht për njërin prej të plagosurve, e që është Edon Bekteshi. Afërdita Hoxha përmes një publikimi në Facebook bëri të ditur se Edoni është zgjuar dhe është larguar nga intubimi, ka takuar gruan e tij dhe njëkohësisht e kuptoi se gjendet në Stamboll. Pjesë nga publikimi i saj: – Edoni eshte zgjuar dhe eshte larguar nga intubimi, ka takuar gruan e tij dhe ka biseduar, njekohesisht e ka kuptuar qe gjindet ne Stamboll! O zot i madh ndihmo qe te gjithe te zgjohen nga gjumi dhe te bisedojne me familjaret e tyre! O zot i madh na jep ca shkëndija shprese për Gencin 🙏! Lutemi se bashku! I lutemi Ministrise qe t’iu jep kontakte per tu informuar edhe familjaret e Fidanit dhe Enverit te cilet tani jane ne Austri! Vazhdojme te mbledhim fonde per te gjithe grupin e te lenduarve ne Steak House Ferizaj!.