thaci shpend maxhuni 800x450 1524238052 9863623 1549272222 3553011 560x347 - Thaçi lëvdon AKI'në në 10 vjetorin e themelimit

Ani pse viti që lam pas ishte vit i skandaleve për Agjencinë Kosovare të Intelegjencës, i pari i Kosovës, po thotë se AKI është njëri nga kontibuuesit më të mëdhenjë të paqes e sigurisë në Kosovë e rajon.

Presidenti Hashim Thaçi ka lavdëruar punën në këtë institucion duke shtuar  se është krenar për punën e AKI’së në shërbim të atdheut.

Gjithashtu ka shkruar se e inkurajon që të përmbushë misionin e saj në shërbim të parandalimit të çdo kërcënimi ndaj sigurisë në vend.

“Para 10 vjetëve filloi punën një prej institucioneve më të rëndësishme për sigurinë e vendit tonë, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Me hapa të jashtëzakonshëm dhe me profesionalizëm të lartë, AKI-ja brenda një periudhe shumë të shkurtër u bë një prej kontribuuesve më të mëdhenj të paqes dhe sigurisë në Kosovë e rajon.

Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë e inkurajoj që të vazhdojë me përmbushjen e misionit të saj në shërbim të parandalimit të çdo kërcënimi ndaj sigurisë së vendit tonë. Ne ndjehemi krenarë, ashtu sikurse edhe ju, për punën tuaj në shërbim të atdheut! HTH”