Edhe pse nuk i takojnë një gjenerate dhe nuk kanë profesorë të njëjtë, në një objekt janë tri shkolla të ndryshme. Sipas njërit drejtor, komuna e Ferizajt ka mungesë të objekteve shkollore.
Mund të doket vetëm si një objekt me një funksion të vetëm. Por, e vërteta është ndryshe. Në këtë objekt vijojnë mësimin tri shkolla.
Madje as mosha e nxënësve e drejtimet nuk janë të përafërta.
Këtë objekt, e ndajnë nxënësit e fillores dhe të arsimit parauniversitar .
E kjo nuk gjendet në periferi ku numri i nxënësve është i vogël, por është pikërisht në qendër të qytetit të Ferizajit.
Këtu edhe pse për momentin nxënësit janë në pushime, dikush i cili ka ardhur të marrë dëftesën e lamtumirës po thotë se gjimnazi ishte i vështirë.
Por mbingarkimi i shumë nxënësve në këtë objekt ka bërë që të ketë edhe mbipopullim nëpër klasa.
E nga drejtuesit e kësaj shkolle thonë se menaxhimi është goxha i vështirë.
Të njoftuar për këtë problem janë edhe nga drejtoria e arsimit në Ferizaj.
Për mos ndërtimin e shkollave ata thonë se fajtor janë borxhet nga qeverisja e kaluar.
Madje për gjendjen kaotike prindërit edhe janë ankuar.
Ferizaj, tash e sa kohë ka probleme me menaxhimin e parasë krejt kjo për arsye që përmbaruesit po marrin borxhet të cilat i kishte lënë Muharrem Sfarqa i LDK-së.