Ish-deputeti dhe këngëtari, Labinot Tahiri është shprehur i zhgënjyer me drejtuesit e Klubit të Ferizajt, të cilët nuk ndanë asnjë mirënjohje për Fonacionin e tij. Ndonëse Labi u kishte ndihmuar disa herë financiarisht, ky klub nuk “hargjoi” një mirënjohje për bashkëvendësin e tyre. Reagimi i plotë: Klubi FC FERIZAJT, paska ndarë mirênjohje, ama për ne si FONDACION nuk ka ndarë mirënjohje..! SI DUKET KY VEND E DISA NJERËZ ME SHUMË GËZOHEN KUR SHTROHET ASFALTI , se sa kur dikush përkrah: Kulturën, sportin e Artin…! PO KU JENI O TIFOZËT ( UJQIT) a cilët jeni ju, që me shkruanit para sa kohe me e ndihmua klubin, e ju lojtar të famshëm që shkruanit publikisht për të ju ndihmuar si emër i shpresave që jemi… e ku sot as mirënjohje nuk i pasni ndarē Fondacionit i cili iu pergjigj ne krizen mê te madhe…! Perse nuk reaguat , por na harruat? Po vadhdon avazi ku politika cakton se kujt me i nda mirenjohje…!   Kur  klubi ishte në krizën më të madhe për mbijetesë, para pesë muajve, ne i dhuruam 3,000€, ndoshta nuk janē shumë se ka prej atyre të cilêt kanë dhuruar edhe me shumë, ama kjo shumë për  lojtarët ishte një infuzion i madh, të cilët nuk kishin as topa për të luajtur e lëre më të bëhej fjalë për rroga, deshmitë janë..! Padyshim se tani, aksionarët dhe drejtorët apo trainerët e rinjë, janë duke e avansuar klubin për së mbari, por njerezit që e ndihmuan klubin nuk ben me u harrua , edhe pse disa i pasni nderuar me vje mirë..! Sidoqoftë, lojtarëve tanë i’u uroj shumë suksese, edhe në Ferizaj e po ashtu edhe në nivel vendi. NUK KAM REAGUA PËR EMRIN TIM, POR PËR EMRIN E FONDACIONIT, NË TË CILIN POPULLI IM DHURON PA U MENDUAR DY HERË DONACIONE DHE SECILI PREJ TYRE E MERITON T’A DIJË SE KU SHKOJNË PARATË E TYRE. Ne nuk kemi lën klub pa ndihmua me mundesitë tona.,! Zoti ju ndihmoftë. Nje deshmi që kemi ndihmuar.   Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë.