Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar masat e reja anti-COVID për të hyrë në Kosovë. Nga hera e fundit, masa është zbutur, pasi nga tani shtetasit e Kosovës që futen në territorin e vendit mund të kalojnë kufirin edhe me një test PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë, apo t’u kërkohet karantinimi për periudhë shtatë ditore. Deri tash, hyrja në Kosovës ishte e pamundur pa të paktën njërën dozë të vaksinës.
“Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, që tentojnë të hyjnë në Kosovë, përmes pikave kufitare, në rast të mungesës së certifikatës së vaksinimit, për t’ua mundësuar hyrjen, Policia do të kërkojë testin PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë, apo të kërkojë karantinim për periudhë 7 ditore”, thuhet në njoftim.