Vozisin në kahjen e kundërt të autostradës Ferizaj-Prishtinë, rrezikojnë komunikacionin (Video)
Redaksia
Ferizaj24
31 Korrik 20181 min lexim0 vizita
Aksidentet kanë qenë në numër të shtuar përgjatë kohëve të fundit.
Por edhe gjëra të çuditshme nuk mungojnë në territorin e Kosovës. Një e tillë u bë pasditen e sotme në autoudhën Ferizaj-Prishtinë.
Tre vozitës të veturave të ndryshme kanë vendosur që të mos respektojnë asnjë rregull dhe të vozisin në kahje të kundërt, transmeton Indeksonline.
Duke rrezikuar jetën e tyre, të pasagjerëve në vetura por edhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik personat në fjalë vendosën që të bëjnë këtë gjë përderisa Indeksonline ka siguruar edhe pamje se si është realizuar vozitja.