Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit. Për një ditë, pra vetëm të mërkurën kanë ndodhur 30 aksidente, prej tyre një me fatalitet. Për shkelje të rregullave në trafik më 3 prill janë shqiptuar 1 mijë e 153 tiketa. Ndërsa, sa i përket arrestimeve, gjithsej 14 persona janë arrestuar si të dyshuar për vepra penale të ndryshme. Në mbajtje janë dërguar nëntë, ndërsa një në vuajtje të dënimit.