Policia e Kosovës ka raportuar se pas një pune hetimore në Gjilan gjatë ditës së djeshme është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë.
Gjate intervistimit i dyshuari ka pranuar se në bashkëpunim me të dyshuarit tjerë kanë lëshuar në qarkullim një kartëmonedhë të falsifikuar prej 500 euro.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
![Arrestohet për falsifikim parash maxresdefault 41171 - Arrestohet për falsifikim parash](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/10/maxresdefault_41171.jpg)