festa 92101 560x416 - ​Festa së Miqësisë vazhdon në Ferizaj

Festa së Miqësisë vijon rrugëtimin në qytetin e Ferizajt nga 2 gushti deri më 5 gusht në Sheshin “Adem Jashari” përballë Komunës së Ferizajt me program muzikor.

Festa e Miqësisë zhvillohet për të katërtin vit me radhë në të gjitha qytetet e Shqipërisë, dhe këtë vit për herë të parë në Kosovë ku ka filluar në qytetin e Gjakovës në datat 5-8 korrik, për të vazhduar në Pejë në datat 13-15 korrik dhe Mitrovicë në datat 20-22 korrik.

Programi muzikor në Ferizaj është:

• 02 Gusht, e Enjte: Offchestra + Flaka Krelani + BB Poqi;

• 03 Gusht, e Premte: Mateus Frroku + Kachinari + Renis Gjoka;

• 04 Gusht, e Shtunë: Mentor Haziri + Nita Latifi;

• 05 Gusht, e Diele: 3 musketjeret – Aleksandër Gjoka + Redon Makashi + Elton Deda.

Festa e Miqësisë ka për qëllim të mbledhënë Sheshin “Adem Jashari” qytetarët e Ferizajt për të kaluar momente fantastike me program shumë të pasur muzikor, ushqim të mirë dhe birrën Elbar.

Festa e Miqësisë fillon në ora 19:00 me DJ, dhe për të vazhduar me përformancat muzikore sipas programit në ora 21:00 deri 00:00 (mesnatë). Festivalin e organizon Birra Elbar dhe Kompania “Connext” me mbështetje të Komunës së Ferizajt.