Loading...

Rreth 20.000 gra viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, janë plagë e thellë e shoqërisë sonë.

VIDEO

Me këtë motiv, për të përkujtuar sakrificat dhe vuajtjet e heroinave, sot në Ferizaj pati një takim me gratë asambliste, aktiviste të shoqërisë civile, punonjëse të administratës komunale dhe të tjera në krye të së cilës ishte kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi, të cilat ishin mbledhur për të pritur mbërritjen në Ferizaj të njërës nga shkronjat e skulpturës “ForHeroines”, e cila do të qëndrojë deri më 29 prill në sheshin “Adem Jashari”, ku qytetarët mund të vendosin simbolikisht vathë si shenjë solidariteti me viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi me këtë rast tha se dhuna seksuale u përdor si instrument terrori dhe shkatërrimi të familjes, gjë e cila është e shenjtë për shoqërinë shqiptare dhe si e tillë duhet bërë më shumë që viktimat seksuale të kenë mbështetje institucionale e jetë të dinjitetshme.

“Edhe pse jemi të lirë, në rrugë të mirë në realizimin e shumë proceseve si shtet i pavarur, ne asnjëherë nuk i harrojmë viktimat, përkulemi para tyre, edhe pse ende duhet bërë shumë që ato gra të kenë një jetë më të dinjitetshme” tha Kristina Gashi Bytyçi.

Artiola Kajtazi nga organizata “Nisja zhvillohu”, shpjegoi iniciativën e pjesëtarit të Batalionit të Atlantikut, Mark Gjonaj për projektin “ForHeroines” që përkujton dhe solidarizohet me viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit.

“Lufta e fundit, vitet e ‘90ta për ne përmban dhimbje dhe kemi përjetuar plot vuajtje. Mbi shumë vrasje, abuzime e keqtrajtime ishin edhe mbi 20,000 gra viktima të dhunës seksuale të luftës së fundit. Dy dekada më vonë, akoma nuk është vënë drejtësia për këto viktima të luftës, akoma shumica e këtyre viktima kërkojnë drejtësi për fatin e tyre, madje plot nga to ka zgjedhur të hesht për shkak se kanë humbur shpresën për drejtësi dhe nuk kanë përkrahje të mjaftueshme. Jemi mbledhur këtu sot me iniciativën e Mark Gjonaj nga Batalioni i Atlantikut, gjithashtu edhe asamblist i qytetit të Nju Jorkut për të treguar se Kosova nuk i ka harruar dhe nuk do t’i harrojë kurrë viktimat e dhunës seksuale të shkaktuara në luftën e fundit. Herët a vonë ne besojmë dhe përpiqemi që vihet në vend drejtësia. Ne do t’i qëndrojmë pas atyre sot dhe përgjithmonë. Zëri i tyre është zëri ynë dhe zëri ynë është zëri i tyre”, tha Kajtazi.

Shkronja E nga titulli “#ForHeroines” do të qëndrojë në Ferizaj deri më 29 prill ku qytetarët munden që përmes vendosjes/dhurimit të vathëve të solidarizohen me viktimat e dhunës seksuale në Kosovë gjatë luftës së fundit.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.