rryma 54781 560x416 - ​Fshatra të tëra në Ferizaj përballen me mungesë të energjisë elektrike

Me uljen e temperaturave, kanë filluar edhe reduktimet e ashpra të energjisë elektrike.
KP ka raportuar sot se shumë lagje të Prishtinës janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike me orarin 4 orë pa rrymë, 4 me rrymë. Ferizaj24 mëson nga banorët e disa fshatrave të Ferizajt, se këto ditë po përballen me reduktime të ashpra, ku ndërprerja e energjisë elektrike shkon mbi pesë orë.

Ndërprerje të energjisë elektrike ka në fshatrat Zllatar, Dardani, Mirosalë, Bibaj dhe Fshati Vjetër. Ndërprerjen e energjisë elektrike, e favorizon edhe rrjeti elektrik që është shumë i vjetruar, pasi pas çdo stuhie ka ndërprerje të energjisë, sepse siç thonë banorët këputen përçuesit, ose rrëzohet ndonjë shtyllë elektrike.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.