Loading...

Federata e Karatesë së Kosovës ka shpallur më të mirët e vitit 2018.

Në mesin e më të mirëve në Kosovë, vetëm nga Klubi i karatesë “Sharri” janë 8 laureatë.
Ky sukses e bënë klubin nga Ferizaj, të jetë i pari në Kosovë për nga numri i më të mirëve. Karateistët që morën çmimin e më të mirëve në Kosovë nga “Sharri” janë:

Lejla Beqiri, karateiste më e mirë e vitit, -7 vjeç,
Liljana Iseni, karateiste më e mirë e vitit, -9 vjeç,
Kemajl Kashtanjeva, i treti, karateist i vitit, 10 vjeç,
Reald Emerllahu, i katërti, karateist i vitit, 10 vjeç,
Artiol Shaqiri, i dyti, karateist i vitit, 12 vjeç,
Kujtim Thaqi, i pesti, karateist i vitit, 13 vjeç,
Fatijon Bajrami, i dyti, karateist i vitit, 13 vjeç,
Altin Maloku, i teti, karateist i vitit.Po ashtu Klubi “Sharri” mori vendin e dytë për seniorë për grupmoshat 7-14 vjeç.Trajneri i këtij klubi, Qëndrim Shaqiri ka theksuar se kanë kaluar një vit të suksesshëm si klub, duke i përgëzuar karateistët për punën dhe sukseset që kanë arritur.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.