21 18151 560x409 - ​Kosova nis sot misionin për Ligën e Kombeve

Kosova sot do të luajë ndeshjen e parë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kombëtarja e Kosovës sot do të ndeshet me Azerbejxhanin në Baku, me fillim nga ora 18:00.

Kosova gjindet në Ligën D në grupin e katërt, së bashku me Azerbejxhanin, Ishujt Faroe dhe Maltën.

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challends ka theksuar se kjo ndeshje do të jetë shumë e vështirë për Kosovën, por do të provojmë të dalim me tre pikë nga Azerbejxhani.

Azerbejxhani dhe Kosova, shihen si dy favoritët për të fituar grupin, dhe për tu kualifikuar më tutje.

Kjo do të jetë ndeshja e parë e Kosovës, ndërkohë në ndeshjen e tyre të dytë Kosova do të ndeshet me Ishujt Faroe, në stadiumin e renovuar “Fadil Vokrri”.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.