107730518 3179703035408843 7819304225956312417 o e1594066575662 660x3751 1 560x375 - ​Kufizimi i lëvizjes po respektohet maksimalisht në Ferizaj


Me të marrë vendimin Qeveria e Kosovës, me ç’rast nga katër komuna, edhe në Ferizaj mori vendim që të kufizohet qarkullimi i qytetarëve si dhe të mbyllet gastronomia pas orës 21:00, Inspektorati i Komunës bashkë me Policinë e Kosovës në Ferizaj nisën sot aksionin për kontrollin e shtuar në zbatim të këtij vendimi.

Nga raportimet në terren thuhet se masat e reja antiCOVID-19 po zbatohen në përpikëri nga qytetarët, njofton Komuna e Ferizajt.

Inspektorët do të jenë gjatë gjithë kohës në terren në zbatim të këtij vendimi, shoqëruar edhe nga Policia e Kosovës, që të garantohet respektimi i kësaj mase në mbrojtje të shëndetit publik gjatë pandemisë COVID-19.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:


Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.