1 92021 560x416 - ​Në Ferizaj synohet krijimi i një administrate funksionale

Në konferencën e sotme për medie drejtoresha e Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme Aurora Ramadani, ka përmbledhur punën gjashtë mujore të këtij departamenti.

Sipas saj, gjatë kësaj kohë është punuar në funksion të përfaqësimit dhe mbrojtjes së interesave të qytetareve si janë ofruar shërbime të avancuara për qytetarë.

E para e Drejtorisë së Administratës dhe Përgjithshme, Aurora Ramadani, ka thënë se synim i saj është të krijohet një administratë sa me funksionale, e përgjegjshme dhe e paanashme në shërbimet të qytetarëve dhe bizneseve.

“Të ofrojmë infrastrukture të avancuar profesionale, të avancojmë drejte digjitalizimit të administratës dhe në veçanti digjitalizimin e arkivit i cili është në kuadër të drejtorisë sonë e i cili është në gjendje të mjerueshme”, ka thënë drejtoresha Ramadani.

U tha po ashtu se Drejtoria e Administratës së Përgjithshme është në proces e sipër për hartimin e organogramit të ri komunal, si dhe në përgatitjen e planit për organizimin e zgjedhjes së këshillave të fshatareve dhe lagjeve të qytetit, plan ky i cili do të diskohet edhe me shoqërinë civile.

Po ashtu u bë e ditur se në sektorin e gjendjes civile gjatë këtij gjashtë mujori janë përfunduar 33 mijë 335 lëndë nga më të ndryshmet.
Për me tepër ndiqni konferencën për medie të drejtoreshës Aurora Ramadani.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.