unnamed 2021 03 08T193745.284 1162x5541 1 560x416 - ​Paraburgim ndaj dy të dyshuarve për lëndim trupor dhe armë mbajtje pa leje

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës nga një muaj paraburgimit kundër B.Z. shtetas i Kosovës dhe M.S., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale lëndim trupor dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Gjyqtarja e procedurës paraprake e Departamentit për Krime të Rënda – Kadrije Goga – Lubishtani, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri B.Z. më 06.03.2021 në Doganaj – Komuna Kaçanik, me dashje i ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor të pandehurit S.S., pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi.

Ai fillimisht përleshet me të pandehurit S; M; dhe R.S., më pas nxjerr revolen dhe në përleshje e sipër shtie me armë në drejtim të tokës, me ç’rast e godet të dëmtuarin nën gjurin e këmbës së majtë duke i shkaktuar lëndime trupore.

Ndërsa i pandehuri M.S. dyshohet se në kohë dhe vend të njëjtë me dashje dhe me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër, e sulmon fizikisht të pandehuri B.Z., në atë mënyrë që si pasojë e një mosmarrëveshje, me shufër metalike përderisa i njëjti ishte i rrëzuar për tokë, i pandehuri e godet të njëjtin disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasoje e këtyre goditjeve, i njëjti pëson lëndime trupore.

Palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.