e2808bqeni nuk lejon pronarin te perdore telefonin mobil video 560x416 - ​Qeni nuk lejon pronarin të përdorë telefonin mobil (Video)
e2808bqeni nuk lejon pronarin te perdore telefonin mobil video - ​Qeni nuk lejon pronarin të përdorë telefonin mobil (Video)

Qentë kërkojnë shpesh vëmendje, por kur nuk e marrin atë, ata gjejnë mënyra tjera.

Bean dukej se ishte lodhur nga pronari i tij që vazhdimisht shikonte në telefonin e tij mobil dhe vendosi t’ia heqë nga dora. Pronari i tij e zgjedh telefonin e tij përsëri, por Bean vazhdon t’ia largojë.

Videoja është dëshmi se qentë në të vërtetë mund të bëhen xhelozë – dhe jo vetëm për ju dhe telefonin tuaj celular.

Sipas rover.com, qentë kanë më shumë gjasa të bëhen xheloz kur ka gjëra të reja në vazhdim – shtëpi të re, fëmijë të ri, kafshë të reja.

Për të ndihmuar në luftimin e xhelozisë ju duhet të rriteni aftësitë tuaja të stërvitjes, duke i mësuar qenit tuaj ‘ta lërë atë’.

Gjëja më e keqe që mund të bëni është t’i nënshtroheni përpjekjeve të qenit tuaj për të tërhequr vëmendjen.

Rover.com sugjeron se kur qeni juaj bëhet xheloz, gjëja më e mirë është të dilni thjesht nga dhoma. /kp/Telegrafi/