punimet 31 560x416 - ​Vazhdojnë punimet në autostradën "Arbën Xhaferi"

Në hapësirat punuese të autostradës “Arbën Xhaferi”, konkretisht në segmentin e fundit të pjesës së urës, ku edhe ka ndodhur sot aksidenti, punimet janë duke vazhduar edhe tani.

Në këto hapësira punuese janë parë edhe zyrtarë policorë, të cilët kanë hetuar rastin e aksidentit, ku janë lënduar 6 punëtorë.
Ndërkaq, rruga nacionale N2 që lidh Kaçanikun me Hanin e Elezit dhe pikën kufitare me Maqedoninë, është bllokuar.

Siç ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës kjo rrugë do të jetë e bllokuar për një periudhë kohore prej tri orëve, me qëllim të sigurisë në komunikacion gjatë intervenimit të ekipeve përkatëse. Ndryshe, gjatë ditës së sotme ka ndodhur një rrëshqitje e trasesë dhe një vinçi në hapësirat punuese të autostradës, ku kanë pësuar lëndime 6 punëtorë. Të njëjtit sipas shefit emergjent të Spitalit në Ferizaj, dr. Skender Fazliu janë jashtë rrezikut për jetë, ku për veç njërit që është dërguar në Qendrën Emergjente, pesë të tjerët pas trajtimeve të marrura janë liruar të shkojnë në shtëpi.

punimet 21 - ​Vazhdojnë punimet në autostradën "Arbën Xhaferi"

punimet 74021 - ​Vazhdojnë punimet në autostradën "Arbën Xhaferi"

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.