“Mrekulli” është quajtur nga doktorët Lacey Sheriff, e cila festoi ditëlindjen e parë.
Ajo lindi në javën e 27-të të shtatzënisë, dhe peshonte vetëm 636 gramë, si dhe kishte dy sulme në zemër kur kishte vetëm pesë ditë jetë.
Prindërit e saj u përgatitën për më të keqen, mirëpo ajo mbijetoi. Doktorët tani pohojnë se vogëlushja mund të ketë jetë normale dhe të shëndetshme.
Gjatë operacionit zemra e saj ndaloi për 12 minuta, para se doktorët ta stabilizonin. Pastaj zemra iu ndal përsëri, edhe për 10 minuta të tjerë.