certifikimi 87091 560x416 - ​Policë të Kosovës certifikohen për luftën kundër terrorizmit

20 zyrtarë të Policisë së Kosovës janë certifikuar sot nga regjimenti i karabinierëve nga Italia si të specializuar në luftën kundër terrorizmit.

Me rastin e ndarjes së certifikatave për policët kanë marr pjesë edhe komandanti i KFOR-it Salvatore Cuoci dhe ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi.Komandanti i KFOR-it tha fjalë të mëdha për Policinë duke e krahasuar me policitë e shteteve të Bashkimit Evropian. Sipas gjeneralit italian ky lloj bashkëpunimi sikur ky i sotmi është shumë e rëndësishëm për të ardhmen e Policisë.

“Mund të them lirisht se Policia e Kosovës i ka kualitetet e njëjta dhe është shumë e përgatitur sikur të gjitha policitë e Evropës. Është e rëndësishme që të vazhdojë ky lloj bashkëpunimi që të ketë njohuri dhe kualitete me policitë e shteteve të BE-së. Gjithashtu kur i keni ato njohuri dhe ato kapacitete ju mund të ofroni të njëjtën siguri siç e ofron një polic i BE-së në shtetin e vet ku jeton. Dihet misioni juaj është për ngritjen e Kosovës dhe e dini që jeni përgjegjës për sigurinë e këtij vendi”, tha Cuoci.

Se Policia e Kosovës është e gatshme për çdo situatë e tha edhe komandanti i regjimentit të karabinierisë italiane MArco Di Stefano.

Ai tregoi se ky trajnim ka zgjatur tri javë dhe është shumë i nderuar që sot do u ndajë certifikatat zyrtarëve të Policisë.

“Kosova është përcaktuar për një bashkëpunim ndërkombëtar dhe jemi përkushtuar që të përmbushim pritjet tona dhe objektivat e Qeverisë që të kemi një profesional që ta luftojmë krimin e korrupsionit dhe në veçanti terrorizmin. Parakusht për të përmbushë këtë kriter është përgatitja e strukturave të cilat do të përballen me këto fenomene, andaj për mua si ministër dhe Qeverinë ky është investimi më i qëlluar që të rrisim kapacitetet kadrovike duke marr përvojat ndërkombëtare konkretisht të karabinierëve italianë për t’u përballur me këto fenomene me të cilat përballet bota në përgjithësi”, tha Gashi.

Ky projekt është financuar nga Bashkimi Evropian dhe me këtë rast u premtua që trajnime të tilla do të ketë edhe në të ardhmen./KosovaPress/


www.foxshop-ks.com