auto 15burg per vrasje15922284821 560x416 - 12 vjet burg për vrasje në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamentit për Krime të Rënda ka dënuar sot me 12 vjet heqje lirie të pandehurin H.S., për shkak se ka kryer veprën penale vrasje. Ai është liruar nga akuza për veprën penale vrasje e rëndë nga neni 147 paragrafi 6, 10 dhe 11 lidhur me nenin 23 të Kodit Penal të Kosovës.

I pandehuri akuzohet se më 21 tetor 2004 në rrugën ”Astrit Bytyçi” – Ferizaj, ka vrarë Sh. N.

Pas kryerjes së vrasjes, i akuzuari është larguar, por në vendin e ngjarjes i kanë mbetur portofoli me dokumente personale.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.