16 vjecarin nga ferizaj po e kerkon roma dhe benfica 605520203459f 560x392 - 16 vjeçarin nga Ferizaj po e kërkon Roma dhe Benfica

Futbollisti nga Kosova Donart Lubishtani, që luan aktualisht tek klubi italian Chievo U19-të, është duke u kërkuar nga ekipe të mëdha evropiane. Këto lajme për 16 vjeçarin vijnë nga mediumet suedeze.

Fotbolldirekt.se’ shkruan se Lubishtani po kërkohet nga klubi i famshëm italian Roma, si dhe nga gjiganti portugez Benfica.

Së fundmi, mbrojtësi i krahut të majtë është duke stërvitur me ekipin e parë të Chievo, kurse është pjesë edhe e ekipit të Kosovës U16-të.

Më herët, djaloshi me prejardhje nga Ferizaj, ka luajtur në Suedi, për të rinjtë e ekipit Malmo.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.