Dje në Prishtinë është hapur ekspozita “Zani i shpirtit” nga artistja në moshë të re, Dëbora Hetemi, e cila për herë të parë publikoi 30 piktura.

Dëbora Hetemi 16 vjeçare që është në Shkollën e Artit “Çesk Zadeja” në Ferizaj, tha se kjo ekspozitë është mjaft me rëndësi që tregon të gjithë punën e saj që nga mosha 9 vjeçare.

“Sot kjo ekspozitë e imja do të përmban gjithsej 30 piktura dhe punime të cilat 24 janë të punuara me ngjyra dhe gjashtë janë të punuara me laps. Kjo ekspozitë është mjaft e rëndësishme për mua pasi e tregon gjithë rrugëtimin që e kam bërë gjatë gjithë këtyre viteve, nga hapat mi të parë e deri më sot”, tha Hetemi.

Synimet e Dëborës janë të mëdha, të një artisteje me vlerë. Ajo tha se krejt këto punime nuk do të arriheshin me u realizuar pa mbështetjen e prindërve të saj.

“Prej institucioneve nuk kisha me thënë që kam pasur përkrahje shumë të madhe, për veç shkollës së artit ku jam si nxënëses, me këshilla për artin. Mirëpo, mbështetjen më të madhe më kanën dhënë familja e posaçërisht prindërit me një mbështetje tepër të madhe që më është bërë ndaj meje”, tha Hetemi.

Hetemi thotë se me art ka filluar të merret nga mosha 9 vjeçare, prej klasës së III-të.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.