ferizaj 600x3601 1 560x360 - 17-vjeçari në Ferizaj kapet me kallash

Policia e Ferizajt ka bërë të ditur se ka pranuar një informacion inteligjent se, një person me inicialet A.SH i moshës 17-vjeçar posedon armë zjarri.

Në lidhje me këtë policia në bazë të autorizimeve dhe në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka marr veprimet e nevojshme dhe ka gjetur në shtëpinë e tij një armë zjarri automatike me një karikator pa fishek.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit A.SH është inicuar rasti penal ” Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa arma i është konfiskuar.

auto 20220128 09490416433650411 - 17-vjeçari në Ferizaj kapet me kallash

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.