38036504 1892054764173683 7952807319266394112 n1 560x416 - 26 hektarë tokë u dedikohen varrezave të qytetit në Fshatin e Vjetër të Ferizajt

Me 18 vota pro dhe 14 kundër, në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Komunës së Ferizajt, u vendos që 26 hektarë tokë, t’ju dedikohen varrezave në Fshatin e Vjetër.

Ky vendim u morë pas një debati të gjatë që pati në mes pozitës dhe opozitës. Fillimisht arsyetimin për këtë vendim e dha drejtori i pronës, gjeodezisë dhe kadastrit Sabri Murseli. Ai është shprehur i vendosur për këtë sipërfaqe e cila krijon parakushte që ky problem të zgjidhet përfundimisht dhe që një pjese e kësaj prone të mos tjetërsohet për qëllime tjera.

Pas këtij debati të gjatë, u vendos që propozim vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm të ngastrave kadastrale 583-0, 579-16, 579-15, ndërsa prona 579-13 nuk është shpronësuar për shkak të asaj se është pasuri shoqërore e cila ka qenë e menaxhuar nga AKP-ja. Të gjitha këto parcela u dedikohen varrezave të qytetit në Fshatin e Vjetër.

Po në këtë mbledhje të Kuvendi u vendos edhe për shpalljen me interes të përgjithshëm edhe tw disa ngastrave tjera, në Prelez e Zllatar, ndërsa sa i përket pikës së rendit të ditës që ishte propozim-vendimi i një pronë në fshatin Sojeve për nevojat e Bashkësisë Islame u shyte për seancën e radhës.

Gjithashtu në këtë mbledhje u diskutua dhe u analizua edhe raportin financiar për periudhën janar-qershor me ç’rast drejtoresha për buxhet dhe Financa Sebahate Sadiku ka paraqitur raportin e të hyrave dhe shpenzimeve për këtë periudhë.

Në këtë mbledhje u miratua edhe pika shtesë për strategjinë dhe planin e veprimit për komunën mike për fëmijë, strategji kjo e cila ka dalë nga rregullorja e strategjisë së arsimit dhe është mbështetur nga zyra e BE-së dhe një koalicion i gjere i OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve.

Në fund të kësaj pike të rendit të ditës u morë vendim që nënkryetar nga radhët e komuniteteve për Komunën e Ferizajt, të jetë Florim Bajrami.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.