2ton do te sjell kenge te reja - 2Ton do të sjell këngë të reja

Repertuarit muzikor shqiptar do t’i bashkohet shumë shpejt edhe një këngë e shoqëruar me video.

Reperi i njohur, 2Ton ka paralajmëruar se gjatë ditëve në vijim do të jetë para fansave dhe publikut me një projekt të ri.

Megjithatë, kësaj radhe artistin nuk do ta shohim si solo këngëtar, por do të vjen në bashkëpunim me një bukuroshe.

Donjeta Morina është këngëtarja me të cilën ka vendosur të bashkëpunojë reperi që në realitet quhet Arton Avdyli.

“Sa Gabime”, do të titullohet kënga e re e 2Ton, të cilën do ta publikojë gjatë ditës së nesërme (7 nëntor).

Ndryshe, “Shumë telefona” është kënga e fundit e reperit, e publikuar një muaj më parë dhe e pritur mjaft mirë nga opinioni.

Theksojmë se reperi ka pohuar ditë më parë se gjatë këtij viti do të sjell edhe një këngë të re. /Telegrafi/