![2Ton paralajmëron duet me Donjeta Morinën 2ton paralajmeron duet me donjeta morinen - 2Ton paralajmëron duet me Donjeta Morinën](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/11/2ton-paralajmeron-duet-me-donjeta-morinen.jpg)
Reperi 2Ton ka bërë të ditur se do të vijë me një projekt të ri muzikor.
Kënga është bashkëpunim me këngëtaren e re, Donjeta Morina, dhe do të lansohet pas dy ditësh.
“Sa gabime” është titulli i këngës që do të publikohet të mërkurën (7 nëntor).
Donjeta është pëlqyer për interpretimin e versioneve të saj të disa hiteve të njohura.
[embedded content]
Sa i përket Arton Avdylit, ai gjatë këtij viti ka sjellë disa këngë që janë pëlqyer shumë nga fansat e tij.
Përmendim bashkëpunimin me Lindon, “1 Xhiro”, si edhe hitin e kësaj vere, “Melisa”.
[embedded content]
Ndërsa një prej projekteve më të fundit të 2Ton është “Shumë telefona” që publikua në fund të muajit shtator. /Telegrafi/
[embedded content]