120463525 3431128303599647 5550776251239381789 n1 560x416 - 5 raste pozitive me COVID në shkollën Tefik Çanga në Ferizaj, kalohet në mësim online

Pas paraqitjes së 5 rasteve pozitive me COVID-19 në mesin e mësimdhënësve të shkollës “Tefik Çanga” në Ferizaj, sipas udhëzimeve të IKSHPK-së, në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë së Arsimit, zbatohet skema e kalimit në mësim online për gjithë nxënësit e kësaj shkolle, që nga nesër (29.09.2020), për dy javë me radhë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi zyrtar në faqen e Komunës së Ferizajt në Facebook.

Ndërsa tutje shkruhet se Drejtoria e Arsimit në Ferizaj është e vendosur në zbatimin strikt të udhezuesve për ballafaqimin me situatën pandemike, me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.