frontal 1527885045 64382821 560x347 - 50 nxënëse në Kaçanik nuk u lejuan ta vazhdojnë shkollimin

Maji i vitit 1969 s’ishte aspak i lehtë për 12 vajza që vinin nga një komunë e vogël në periferi të Kosovës.
Ëndrra e tyre për t’u shkolluar do të mbetej thjeshtë një dëshirë e pa plotësuar.

Përfundimi i klasës së tetë, për 50 nxënësit e shkollës fillore “Emin Duraku” në Kaçanik, do të thoshte ndarje për të marrë rrugë të ndryshme të jetës.

E më e rëndë kjo ishte për vajzat, rruga jetësore e të cilave atëherë veç dihej.

Dëshirat e flakta të tyre për shkollim mbetnin vetëm dëshira, krahas vullnetit të prindërve që kishin në dorë fatin e tyre.

Izolimi shkonte deri në ekstrem, kur as vaji i vajzave e udhëzimi i arsimtarëve nuk i kishte zbutur prindërit që t’i lejonin ato të shkonin të paktën në ekskursion.

Rilindja shkruante atë vit se duhej të gjendet një zgjidhje nga organet që të ndikojnë e të ju mundësojnë vajzave vijimin e shkollës së mesme.

Të ju ndihmojmë këtyre vajzave të etshme për shkollim, përfundonte shkrimi që mbante titullin “Çka do të bëhet me fatin e dymbëdhjetë vajzave të Kaçanikut?

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.