6 vjeçarja nga Ferizaj, Medina Mani si pasojë e një sëmundje të rëndë që i është shfaqur është detyruar ta lërë shkollën. Ajo po qëndron tërë ditën e shtrirë, e familja e saj nuk po kanë mundësi që t’ia sigurojnë paratë që i duhen për shërim në Turqi.

Gazeta Express ka qëndruar gjatë ditës në familjen Mani, nga ku nëna e vajzës ka kërkuar ndihmë nga njerëzit e vullnetit të mirë. Është vetëm 6 vjeçare e nuk po mundet që së bashku me moshatarët e saj të kryejë klasën e parë. Vetëm dy muaj, pasi ishte regjistruar në shkollë, Medina Mani nga komuna e Ferizajt kishte treguar simptomat e para të një sëmundje shumë të rëndë.

Skleroza e shumëfishtë, 6 vjeçaren përveç se e ka detyruar ta lë shkollën mund ta lë të paralizuar në rast se nuk intervenohet me kohë.

Për këtë mjekët kanë kërkuar një shumë të parave, e kontrollet duket të kryen në shtetin turk. Mirëpo, familja e vogëlushes përveç të hollave për shërim që nuk po mundet t’i sigurojë ka edhe disa halle të tjera.

Gazeta Express gjatë ditës ka qëndruar në familjen Mani në Ferizaj, nga ku nëna e vogëlushes, Mirlinda, ka treguar se si është të jetohet me dy persona të sëmurë në familje, e vetëm me 75 euro ndihmë nga shteti në muaj.

35-vjeçarja ka kohë që ka mbetur e vetme me vajzën, pak kohë pasi burri i saj ishte shtrirë për shërim në spitalin psikiatrik në Gjilan.

Njerëzit e vullnetit të mirë për herë të parë para tre viteve kishin ndihmuar familjen e saj duke iu siguruar një vendbanim, por, fatkeqësia në këtë familje trokiti edhe njëherë.

Përveç halleve që pati me burrin, e me kushtet e këqija financiare, porsa regjistroi vajzën në klasë të parë, nëna e vajzës mori lajmin e keq.

Medina, u sëmurë një ditë në shkollë, e atëherë dyshimet e para qenë se vajza vuante nga epilepsia, e për këtë mjekët i kishin dhënë një kohë edhe terapi.

“Unë niherë skum mujt me diktu vajzën se kështu mu doke mirë, kur e kam çu në shkollë në klasë të parë më ka thirr mësuesja se i ka ra të fikët. E çova te mjeku ja banëm CT krejt qysh kemi mujt , me ni kunatë, edhe vëllau i burrit e ka këtë smujën e qikës, ai ka mbet në kolicë”, deklaroi ajo, duke thënë se pasi që veçse mjekët i kishin dhënë diagnozën e parë, ishte lidhur me një shoqatë e cila i kishte përcjellë dokumentet për në Turqi ku edhe i dhanë diagnozën përfundimtare.

“Jam lidh me një far shoqate e mi kanë marrë dokumentat e mi kanë çu në Turqi, me pa far diagnoze se kjo ka katër orë pa vetëdije metke, më kanë thanë urgjent me çu atje”, shtoi ajo, derisa shpjegonte se kishte të ardhura në muaj vetëm 75 euro, e këto para i shpenzonte në ilaçe për burrin.

“Gjendja financiare kurgjo hiq, burri jem i merr 75 euro që është i smutë atij si dalin ilaçe për veti me i ble. Burri ka pas sulm në kry dy herë e ka paralizu me fol nuk fol mirë, me pa jo, psiqikisht është në psikiatri në Gjilan, unë jam veç me qet qikë qetu”, shpjegon 35-vjeçarja duke thënë se i ka mbetur një peng.

“Vajza ka nejt e verdhë shumë, ja bona analizat nër 66 për pagjaksi kish ra, tana ju shfaq qekjo sëmundje, po mjet marak që ma herët se kum ditë”, shton ajo.

Mirlinda po thotë që vogëlushja ka edhe simptoma tjera, “Nuk mundet me ec se lodhet edhe nervoz bohet shumë, kaniherë i dridhet edhe trupi po nuk po e lë fort me u çu po e maj qetu pe mashtroj”, deklarohet duke shtuar se vajza do t’i paralizohet nëse nuk merr trajtimin e duhur.

“Momentalisht pa konsultën e mjekut nuk guxoj me i dhanë barna, pa e kqyr në Turqi nuk e di çka të tham. Mjekët më kanë thanë me ja ndërpre terapitë. Puna e shpenzimeve është këta në Turqi i kanë lyp 4 mijë euro, pa i mbledh ato unë sun e çoj kërkun hiq qetu ka me mbet se unë skam”, rrëfen nëna e 6-vjeçares.

Ndihmë nuk ka marrë as nga institucionet edhe pse te ta ka një muaj prej kur është drejtuar me kërkesë për ndihmë.

Tani shpresë për të kanë mbetur vetëm njerëzit e vullnetit të mirë.

“Fol me komunën gjithë ditën e me qeverinë gjithë ditën se nuk po të rrok në dorë kërkush, veç zoti e di çka bahet tash. Jemi kanë ka s’jemi kanë, skena pare qeveria na kanë thanë. Që 1 muaj e kam ba kërkesën po jo sen ska. Ju kisha bë apel kush ka mundësi mem ndihmu për hatër të kësaj qike, ai që ka mundësi, ai që s’ka ishalla zoti ja jep krejtve”, thotë nëna e vajzës, mes lotëve, duke thënë se mërzi më të madhe se kjo me vajzën, nuk ka pasur asnjëherë.

Mirlinda thotë se vajza e saj e vetme kishte qenë nxënëse shumë e mirë, edhe pse në shkollë nuk shkoi gjatë.

“2 muaj ka shku në shkollë, Ka qenë nxënëse e mirë, e urtë , po harron shumë prej sëmundjes, kur të është mirë si një mësuese shkruan. I mungojnë shokët e shkolla i mungon shkolla i mungojnë shokët e i mungojnë shoqet. Ka qef edhe kjo si krejt fëmijët me shku në shkollë”, përfundon rrëfimin e saj ajo.
6-vjeçarja tërë ditën po qëndronte shtrirë së bashku me lodrën e saj të cilën e kishte si të vetmin ngushëllim.

Porsa bëhej pak më mirë, kujtonte shokët e shoqet e klasës duke shkruar në një fletore, ashtu siç kishte mësuar për pak kohë sa kishte mundur të shkonte në shkollë. Medina tregon edhe për ëndrrën e saj.

“Po du me shku në shkollë prap po po më dhambin kamt edhe krytë, unë kur të rritna du me u ba mësuese se qashtu osht ma së miri”, thotë vogëlushja.

Skleroza Multiple nga e cila vuan 6-vjecarja është një nga sëmundjet më të njohura kronike të sistemit nervor./Express/

Numri e kontaktit për të gjithë ata që mund të ndihmojnë familjen Mani:
+38345561401

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.