emilia clarke pranon se eshte ne nje lidhje romantike 560x416 - Emilia Clarke pranon se është në një lidhje romantike
emilia clarke pranon se eshte ne nje lidhje romantike - Emilia Clarke pranon se është në një lidhje romantike

Aktorja e serialit “Game of Thrones”, Emilia Clarke, nuk e fsheh më lidhjen e saj të re.

Ashtu siç po ndodh rëndom kohëve të fundit, edhe Emilia e ka ndjekur trendin e konfirmimit të lidhjes së saj përmes rrjeteve sociale.

32-vjeçarja e ka publikuar një fotografi të rërës në Instagram, në të cilën shihen dy hije.

Lexo po ashtu:

“Kjo ka qenë ditëlindja që nuk do ta harroj një kohë të gjatë”, ka shkruar aktorja në përshkrim.

Menjëherë pas saj edhe i dashuri e ka publikuar të njëjtën fotografi në profilin e tij.

Fansave nuk iu është dashur shumë kohë që ta zbulojnë identitetin e mashkullit që ia ka vjedhur zemrën Emilias.

Është fjala për skenaristin dhe regjisorin Charlie McDowel, djalin e aktorit anglez, Malcolm McDowell dhe aktores amerikane, Mary Steenburgen. /Telegrafi/


www.foxshop-ks.com