Superylli francez i muzikës RnB, Maitre Gims, ka publikuar videoklipin e tij më të ri.
Sensacional si zakonisht dhe i veçantë me videoklipe, Maitre Gims solli projektin më të fundit të tij të publikuar në audio version shumë kohë më parë.
Por, vetëm tash hiti i tij i madh “Le Pire” gjeti rrugën e videoklipit.
Me ngjyrim të mrekullueshëm e skena inspiruese reperi ka publikuar klipin tejet atraktiv dhe me shumë domethënie.
[embedded content]
Në vetëm 24 orë të publikimit, videokipi inspirues që flet për ngrohjen globale dhe problemet e botës në përgjithësi, ka arritur mbi një milion klikime.
Maitre Gims shpesh ka qenë burim inspirimi për yjet e muzikës shqiptare. /Telegrafi/