Një ekip me qendër në Kaliforni ka projektuar makinat Skywater që janë në gjendje të tërheqin ujë të freskët dhe të pijshëm direkt nga ajri. Makinat mund të prodhojnë deri në 300 litra ujë të pijshëm në disa raste.
Aleanca Skysour / Skywater është një ekip ekspertësh të qëndrueshmërisë nga Venediku i Kalifornisë dhe tani kanë fituar një çmim prej 1.5 milion dollarësh për këto makina.
[embedded content]
Makinat vendosen në kuti të mëdha metalike. Këta gjeneratorë atmosferikë të ujit kondensojnë avujt e ujit nga atmosfera dhe e transformojnë atë në ujë të pijshëm.
Djegia e biokarburanteve ose energjia diellore mund të përdoret për të drejtuar këto makina. Varet nga modeli, por këto makina janë të përshtatshme për bujqësi, për përdorim shtëpiak dhe për lehtësim emergjence.
Mungesa e ujit të pijshëm po bëhet një problem i vërtetë në disa pjesë të botës. David Hertz, një anëtar i këtij ekipi, thotë se është i ngazëllyer për atë që këto makina mund të bëjnë për këto zona.
Ai përmend se në ajër ka më shumë komponentë se sa avujt e ujit që makinat mund të përdorin për të prodhuar volume të larta të ujit të pijshëm çdo ditë.
Vlerësimi i tij është se në atmosferë ka “37.5 milionë miliardë litra ujë” në çdo kohë. Ky është më shumë ujë i freskët se sa sasia në të gjithë lumenjtë në planetin tonë sipas Skysours. /Telegrafi/