Gjithçka është e paqartë sa i përket Akademisë së Hendbollit në Ferizaj. A është mbyllur apo jo Akademia? Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, tha se topi është te Komuna dhe jo të FHK-ja.
“Federata jo vetëm në Ferizaj por edhe në tjera qytete është e interesuar të hap akademi të hendbollit, kuptohet nëse janë të interesuara komunat përkatëse. Ne kemi investuar në Ferizaj, por na duhet një qartësim a dëshirojnë të vazhdojnë me shkollën a po jo, sepse federata e vetme nuk mund të hap shkolla përkatësisht akademi, në qoftë se nuk e ka përkrahjen e komunës, siç është rasti i Ferizajt. Ne kemi investuar por komuna duhet të jetë më konkrete.
Përkundrazi ne jemi për me hap Akademi edhe më shumë në komunat që investojnë, nuk ka mundësi federata e vetme të bëj diçka, nuk është interes vetëm i federatës por edhe i komunës përkatëse”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, Gjinovci.